BotaLajme

Tragjike/Francë, Gjenden të ngrira në një frigorifer trupat e dy foshnjave, gruaja 41 vjeçare arrestohet

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Francë, ku të enjten në qytetin Bedoin në rajonin Vaucluse të Francës, në një frigorifer janë gjetur trupat e ngrirë të dy foshnjave, brenda shtëpisë së një gruaje, 41-vjeç, e cila u arrestua nga policia.

“Çështja është në fazën fillestare dhe ngjarjet janë të karakterit kriminal”, tha prokurori, duke sqaruar se zbulimi është bërë në mëngjes, pas një telefonate të një personi të tretë në polici.

41-vjeçarja është një nënë, e cila jeton në këtë qytet rrëzë Mont Ventoux, raportojnë mediat e huaja.

Prokurori deklaroi se për momentin është e pamundur të përcaktohet mosha apo gjinia e foshnjave të gjetura të ngrira, si dhe ndonjë lidhje e mundshme mes tyre apo gruas që mbahet nga policia.

“Është e vështirë në këtë fazë të jepen detaje. Autopsia do të na tregojë më shumë”, këmbënguli prokurori, duke shtuar se u morën mostra për të mësuar më shumë rreth dy fëmijëve.

Raporti mes personit që ka lajmëruar policinë dhe gruas në paraburgim nuk është përcaktuar nga prokuroria.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close