Tragjik ka rezultuar fati i një 24-vjeçari nga Kosova, i cili është gjetur i pajetë në një humnerë në Prevallë. Mësohet se i riu me inicialet A.Gj., ishte shpallur në kërkim nga familja e tij në Kaçanik, ndërsa Policia e Prizrenit e gjeti kufomën e të riut në humnerë.
“Telefonatën e parë e kishim pranuar në ora 14:35, menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes. Rreth orës 18:45 e kemi pranuar informacionin nga mjeku kujdestar që ka qenë në vendin e ngjarjes se viktima ishte pa shenja jete”, ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.