Lajme

Tragjike \ Mbytet 12-vjeçari në lumin Shkumbin

Një fëmijë është mbytur pasditen e sotme në lumin Shkumbin.

Mësohet se i mituri vetëm 11 vjeç është mbytur në fshatin Tokëz. Në vendngjarje kanë shkuar ekipet zjarrfikëse të Librazhdit dhe Përrenjasit së bashku me policinë.

Trupi i të miturit është nxjerr nga lumi nga polumbarët. Fëmija është futur për tu larë në lum, por fatkeqësisht e ka marrë rrjedha dhe është mbytur.

Njoftimi i Policisë:

Librazhd/Informacion paraprak Rreth orës 16:15, në fshatin Tokëz, shtetasi A. A., rreth 11 vjeç, banues në Librazhd, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Shkumbin.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen nga lumi, të trupit të pajetë të këtij shtetasi.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close