Lajme

Tragjike në Itali, del lumi nga shtrati, humbin jetën 10 persona

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pas përmbytjeve në Palermo. Mësohet se përmbytjet janë shkaktuar nga dalja nga shtrati, e lumit në Palermo si pasojë e motit të keq që ka përshirë Italinë.

Siç shkruajnë mediat italiane, lumi ka përmbytur një vilë, ku ndodheshin viktimat. Viktimat janë të gjithë anëtarë të një familjeje, të cilët ishin mbledhur të festonin dhe e kanë patur të pamundur të largohen.

Mes 10 personave të mbytur janë dy fëmijë të moshës 1 dhe 3 vjeç dhe një  15 vjeçar. Trupat e tyre janë gjetur nga zjarrëfikësit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close