Lajme

Tragjike në Tiranë: Shtypet nga një mjet pune ‘pirun’ 32-vjeçari, humb jetën

Nje punëtor ka humbur jetën në ambientet e jashtme të një qendre tregtare në Tiranë. Bëhet me dije se 32-vjeçari u rrëzua nga një mjet pune tip pirun dhe u shtyp për vdekje nga një tjetër mjet pirun.

Paraditen e sotme, në ambientet e jashtme të një qendre tregtare, dyshohet se shtetasi L. D., 32 vjeç, punonjës i kësaj qendre tregtare, është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune (pirun) që drejtohej nga shtetasi E. D., 61 vjeç.

Shtetasi E. D. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close