Lajme

Tragjike/ U ndoqën nga banda shqiptare, humb jetën në aksident 27-vjeçarja në Skoci. I fejuari plagoset

Autoritetet skoceze kanë ngritur një hetim për vrasje pas një aksidenti të ndodhur të shtunën e 30 korrikut në qytetin e vogël Falkirk.

Amy Rose Wilson, 27-vjeçe humbi jetën ndërsa i dashuri i saj Ryan Paterson u plagos, pasi makina e tyre doli nga rruga dhe u aksidentua.

Ka dyshime se aksidenti ndodhi pasi makina po ecte me shpejtësi sepse po ndiqej nga një makinë tjetër e cila e ka detyruar të dalë nga rruga.

The Sun shkruan se çifti mund të jetë kërcënuar nga një bandë shqiptarësh që merrej me trafikun e drogës. Sipas mediave, dyshohet se të rinjtë u kishin para borxh bandës së shqiptarëve.

Pak javë para aksidentit fatal, ata i kishin treguar miqve se ishin ndjekur nga njerëz me motor, madje kishin filmuar momentin.

Policia po përpiqet të zbardhë ngjarjen e rëndë përmes pamjeve të kamerave që mund të kenë regjistruar ndjekjen.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close