Lajme

Tragjike/ U sulmua nga qentë gjatë kohës që shëtiste, humb jetën 28-vjeçarja

Një 28-vjeçare nga Londra është sulmuar për vdekje nga qentë gjatë kohës që shëtiste.

E reja po shëtiste një grup qensh gjatë kohës që u sulmua, ku pavarësisht përpjekjes së mjekëve u shpall e vdekur në vendngjarje.

Policia vendase mbërriti në  Gravelly Hill në Caterham të  Surreyt, ndërsa tetë qentë që e sulmuan tashmë janë kapur nga policia.

Si pasojë e këtij sulmi një tjetër grua mbeti e plagosur nga kafshimi i qenve dhe u dërgua në spital për të marrë mjekim të specializuar.

“Pavarësisht përpjekjeve më të mira të mjekëve, një 28-vjeçare nga Londra u shpall fatkeqësisht e vdekur në vendngjarje. Gruaja besohet se ka qenë duke shëtitur disa qen në momentin e ngjarjes. Familjarët e saj janë informuar dhe do të mbështeten nga oficerë specialistë. Kjo është një ngjarje tragjike ku fatkeqësisht një e re ka humbur jetën dhe mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e saj”, deklaroi hetuesi.

Rrugët në këtë zonë mbetën të rrethuara, ndërsa puna mjeko-ligjore vazhdon, ku vetëm banorët lejohen të hyjnë dhe të dalin.

“Unë e di që këto ngjarje do të jenë një shqetësim real për komunitetin lokal dhe do të doja të siguroja banorët se ne kemi besim se të gjithë qentë e përfshirë janë nën kontrollin e policisë, ndërsa ne vazhdojmë të hetojmë rrethanat e asaj që ka ndodhur”, shtoi më tej ai.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close