Lajme

Tragjike/ Vdes në ambientin e një lokali 55-vjeçari në Korçë, dyshohet për…!

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Bëhet me dije nga njoftimi i policisë se në ambientin e një lokali ka vdekur një 55-vjeçar me inicialet Gj.M.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe dyshohet se 55-vjeçari të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 28.11.2022, rreth orës 20:30, në lagjen nr. 16, Korçë, në ambientin e një lokali, ka ndërruar jetë shtetasi Gj. M., rreth 55 vjeç, banues në Korçë.

Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas, mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close