Categories Lajme

Trajnim me nxënësit e shkollave në qytetin e Vlorës, SMENSWICT

Modelet e energjisë së rinovueshme ishte tematika që trajtuam me nxënësit e shkollave në qytetin e Vlorës. Auleda – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal Vlorë, në cilësinë e ekspertizës së jashtme për Bashkinë Vlorë në projektin SMENSWICT, përfundoi trajnimet me nxënësit e shkollave të mesme.

Tre sesione trajnimi u zhvilluan në total, në të cilat morën pjesë 75 nxënës të shkollave publike dhe jo publike, respektivisht shkolla Internacional, Drita e Dijes dhe Shkolla Nr.1.

Në trajnimin e zhvilluar me nxënësit e shkollës Jo Publike Internacional, ne i treguam nxënësve ide frymëzuese se si ata mund të jenë vetë iniciator të këtyre modeleve. Në trajnimin e zhvilluar me nxënës nga shkolla Drita e Dijes në Vlorë, me datë 25 Tetor, u trajtua tematika e energjive të ripërtëritshme, llojet e saj dhe teknologjitë më të avancuara.

Po ashtu, u dha një informacion i përgjithshëm mbi projektin SMENSWICT dhe ndërhyrjen konkrete që do të implementohet ne Shkollën “Muco Delo” në Vlore dhe mundësinë e implementimit të teknologjisë së energjive të rinovueshme në ndërtesën e shkollës së tyre. Trajnimi i tretë u zhvillua me nxënësit e klasave të nënta në shkollën NR.1.

Në këto evente informues/trajnime ne i folëm të rinjve për energjitë e rinovueshme, cilat janë ato dhe çfarë mund të bëjnë të rinjtë për të përmirësuar përdorimin me eficencë të burimeve të energjisë së rinovueshme.

Gjatë sesionit, u paraqitën video demonstruese se si mund të ndërtohen modele inovative duke përdorur energjinë diellore, me qëllim që ata të frymëzohen nga këto shembuj për të ndërtuar modelet e tyre.

SMENSWICT është një projekt i cili synon, përmes bashkëpunimit ndërkufitar, të përmirësojë menaxhimin e burimeve të ripërtëritshme dhe të nxisë përdorimin e tyre në infrastrukturën publike. Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe vendet pjesëmarrëse, programi Interreg Shqipëri – Greqi “2014 – 2020”. #Auleda

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME