Categories Lajme

Trajtoi rastin e parë të covid në Europë, njihuni me mjekun francez

24 janar 2020,  datë e rrënjosur në kujtesën e mjekut francez Denis Malvy – pasi shënon ditën kur një burrë që ishte nën kujdesin e tij rezultoi pozitiv me COVID-19, duke u bërë “pacienti zero” i Europës. Shefi i sëmundjeve tropikale në Spitalin Universitar Pellegrin (CHU) në Bordeaux, Profesor Malvy  tha për Euronews se si,  ai dhe ekipi i tij i dalluan menjëherë simptomat e virusit. Sot pas një viti, ky pacient shënoi rastin e parë zero në Europë.

Ndërsa që nga ajo kohë janë bërë studime të ndryshme që sugjerojnë se koronavirusi mund të jetë përhapur në brigjet e kontinentit gjatë 2019,  pacienti i mjekut Malvy ishte rasti i parë i konfirmuar në Europë. Pacienti, i cili u shtrua në departamentin e sëmundjeve infektive në 23 janar, ishte një francez në fund të të 40-ave i cili kishte “lidhje pune dhe familjare” me qytetin e Wuhan, Kinë, ku mendohet se ka edhe origjinën virusi.

Ai sapo ishte kthyer në Bordeaux nga një pushim dy-javor në Wuhan. Simptomat e tij përfshinin kollë dhe ethe. Ai u shtrua në një dhomë të veçantë,  e cila ishte e pajisur me nivelin më të lartë të mbrojtjes epidemiologjike dhe i gjithë stafi mjekësor ishte i pajisur me veshje mbrojtëse, që shumica prej nesh i njohim sot.

“Duke folur nga ana psikologjike, nuk ishte e lehtë për të,” tha specialisti i sëmundjeve infektive. “Ne bëmë gjithçka që mundëm për t’i dhënë ndihmën e duhur. Por që nga fillimi, ai ishte shumë i guximshëm dhe na besoi.” Ai tha se ekipi që kujdesej për të ishte i përgatitur pasi shumë prej tyre kishin shërbyer gjatë shpërthimeve të Ebola në Guinea, Republika e Kongos dhe Lassa Fever në Nigeri.

Shumë prej tyre, përjetuan kujtimet e vështira të SARS-it. “Ne pyetëm veten:” A do të veprojë  ky koronavirus njësoj si agjenti që shkakton SARS? ”Më pas erdhën testet. Ekipi mori monstrat dhe menjëherë i dërgoi në qendrën kërkimore biomjekësore Institut Pasteur në Paris, ku ekipet filluan punën. Rreth orës 4 të ditës pasardhëse departamenti mori një telefonatë për të na thënë që rezultatet do të ishin gati në orën 6.

Malvy ishte i mërzitur kur mori përgjigjen e testit, pasi virusi ishte i panjohur edhe sigurisht nuk dinte si të vepronte. Gruaja e cila i dha përgjigjën e testit, nga ana tjetër i tha se ishte e detyruar të njoftonte autoritetet franceze menjëherë dhe se ministria e shëndetësisë do të jepte lajmin në një konferencë shtypi në 7 pasdite. Eksperti i sëmundjeve infektive kërkoi gjysmë ore kohe para se gruaja t’u tregonte autoriteteve. Në atë kohë ai informoi ekipin që kujdesej për pacientin, drejtorët e spitalit dhe i dha pacientit të Europës zero diagnozën e tij.

“Ai ishte  i dëshpëruar, i lodhur, por ne tashmë kishim kaluar shumë kohë me të dhe të gjithë ishim të përgatitur për një lajm të tillë,” tha ai. Malvy dhe kolegët e tij u kthyen në zyrë duke pritur për konferencën për shtyp, por krejt papritur ata dëgjuan një zhurmë jashtë. Ishin një numër i mediave kombëtare dhe ndërkombëtare të mbledhura jashtë spitalit – një tabloid francez kishte përhapur informacionin.

Mjeku Malvy tha se nuk u habit nga situata. Ai shtoi se ekipi i tij dhe menaxhmenti në spital ishin “të bashkuar” dhe qëndruan pranë njëri-tjetrit në ditët që pasuan. Ndërsa pacienti zero,  u largua nga spitali rreth tre javë më vonë dhe nuk tregoi shenja të COVID-it të zgjatur. Malvy tha se pacienti nuk zhvilloi asnjë nga simptomat më të rënda të sëmundjes – ai nuk pati kurrë nevojë të shtrohej në kujdes intensiv  dhe nëse do të infektohej sot ai nuk do të shtrohej në spital.

Pacienti zero u kthye në spital këtë javë për të takuar stafin që e kishte trajtuar dhe madje i pyeti nëse mund të vaksinohej kundër COVID-19 duke shënuar përvjetorin e rezultatit të tij të testit. Malvy përfitoi nga rasti duke dhënë një mesazh shprese për të gjithë: “Ne jemi akoma në tunel, por ne e shohim fundin. Ka ende një rrugë për të bërë dhe ne duhet ta bëjmë atë me përulësi, vigjilencë, dhe këmbëngulje “.

Por dha ​​një paralajmërim të ashpër.  Ai theksoi faktin se, “si një europian, jo vetëm një francez sepse në këtë fazë ka të bëjë me të gjithë Europën”,  të gjithë duhet të përgatiten për një valë të tretë të virusit. Ai sugjeron që vala e tretë  mund të jetë  në mars. “Ne duhet të përgatisim sistemin tonë për të trajtuar më shumë raste dhe nëse kjo nuk do të ndodhë, aq më mirë. Nëse ndodh, ne duhet të  jemi të përgatitur.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës! Zbardhet letra

Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunoi barbarisht një mace, procedohet i moshuari në Rrogozhinë

eagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Në lidhje me një video të postuar në…

LEXO ME SHUME