Categories Lajme

Transmetimi i gazit/ ERE i refuzon Albpetrolit licencën, nuk plotësoi kriteret

Enti Rregullator i Energjisë vendosi që të refiuzonte kërkesën e kompanisë publike të nxjerrjes dhe prodhimit të naftës në vend, Albpetrol për tu licencuar në aktivitetin e furnizimit të gazit natyror. Në vendimin që sanksionon këtë masë ERE nënvizon se kjo erdhi në kushtet kur Albpetrol nuk plotësoi detyrat që i ishin dhënë më herët lidhur me dokumentacionin. Albpetrol kishte kërkuar më herët licencimin në aktivitetin e furnizimit të gazit me një afat 10 vjeçar, një procedurë që u nis të shqyrtohej nga ERE në muajin maj të këtij viti.

Albpetrolit ju kërkua që përpos dokumenteve që kishte vënë në dispozicion të paraqiste edhe një sërë dokumentesh të tjera. “Me shkresën nr. 348/1 Prot, datë 05.06.2019, ERE ka përcjellë pranë shoqërisë njoftimin e vendimit dhe kërkesën për plotësim të dokumentacionit të munguar, i cili konsiston si më poshtë: Vërtetim nga organet kompetente që ndaj personit juridik apo personave dhe drejtuesve kryesorë të shoqërisë tregtare nuk ka një vendim të formës së prerë për ndonjë vepër penale; struktura organizative dhe funksionimi administrativ i shoqërisë, lista e personelit sipas profilit (në përputhje me aktivitetin për të cilin është kërkuar Licenca); dokumentacioni që tregon titujt ose pronësinë mbi asetet që ka, që ka dedikuar ose ka nënkontraktuar/marrë me qera ose që pritet në mënyrë bindëse të përfitohen nga ose për Aplikantin për të kryer funksionet ose plotësuar detyrimet nën licencën e kërkuar. Lejet dhe autorizimet mjedisore sipas rastit për aktivitetet ushtrimi i të cilave kryhet me asetet përkatëse. Deklarime të lëshuara prej autoriteteve përkatëse për shlyerjen e detyrimeve fiskale dhe sigurimeve shoqërore, në masën që këto detyrime janë plotësuar prej aplikantit” thuhet në dokument.

Po kështu ERE kërkoi që Albpetrol të paraqiste një plan biznesi i cili përfshin një analizë të kostove dhe përfitimeve përfshirë kostot për largimin përfundimtar të pajisjeve dhe rehabilitimin e mjedisit me përfundimin e operacioneve si dhe sasinë mesatare të gazit natyror të shprehur në milion Nm3, e parashikuar për tu livruar gjatë një viti.

ERE ka njoftuar me një shkresë tjetër në korrik Albpetrolin që të paraqiste dokumentacionin e nevojshëm por nga kompania nuk është marrë asnjë hap duke mos kthyer përgjigje çka ka bërë që në fund Bordi i Komisionerëve i Entit të refuzonte kërkesën për licencimin në aktivitetin e furnizimit me gaz natyror./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME