Categories Lajme

Transporti urban në Shqipëri anulon vendimin për pezullimin e punës

Transporti urban do të vijojë punën edhe të hënën e çdo ditë në vijim. Mësohet se shoqata e transportit ka anuluar vendimin e marrë një ditë më parë, teksa njoftuan se të hëhën e ardhshme do të ndërprisnin shërbimet, pasi pësuan miliona lekë humbje. Por, tashmë, ky vendim është anulluar dhe autobusët, edhe të hënën, do të jenë në shërbim të qytetarëve.

Një ditë më parë, Shoqata e transportit urban njoftoi se lëvizja e autobusëve do të ndërpritet sërish ditën e hënë, vetëm pak ditë pasi nisi aktivitetin e tij.

Shkak për këtë rimbyllje, u lajmërua se ishte bërë humbja që kompanitë e transportit kanë pësuar këto ditë që kanë qenë në punë.

Për shkak të masave të marar nga pandemia e koronavirusit, autobusët kanë lëvizur me vetëm 30% të kapacitetit të tyre, duke mos sjellë asnjë të ardhur për kompanitë në fjalë. Ndër të tjera, operatorët shpreheshin se çdo ditë kanë humbur rreth 3 milionë lekë të vjetra naftë, dhe këto para nuk kompensohen nga udhëtarët pasi autobusët lëvizin pothuajse bosh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nusja na kërcënoi se…”/ Dëshmia e gjyshit të 3-vjeçarit të zhdukur në Durrës: S’tregoj ku ndodhet djali, më bëni çfarë të doni

Para pesë ditësh në Durrës, është zhdukur një 3-vjeçar, ku sipas policisë së Durrësit, ende…

LEXO ME SHUME