Lajme

Transportonin 31 emigrantë të paligjshëm, 3 të shoqëruar në Korçë

Tre persona janë vënë në pranga në dy raste të ndryshme në qarkun e Korçës, të cilët transportonin emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme. 31 refugjatë u ndaluan, të cilët synonin të kalonin ilegalisht drejt vendeve të Bashkimit Europian. Në pranga ranë A.H. 37 vjeç dhe R.E. 18 vjeç, pasi transportonin me furgon 12 emigrantë kundrejt shpërblimit monetar. Ata u ndaluan në aksin rrugor Bilisht-Korçë.

Ndërsa në rastin e dytë u ndalua një 24-vjeçar nga Tirana me iniciale R.V. Ai u kap në dalje të qytetit të Pogradecit duke transportuar me mjetin “Hyundai”, 19 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: