fbpx
Lajme

Transportonin lëndë drusore të paligjshme, në pranga 2 persona në Mirditë

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Mirditës, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Sipas njoftimit, në pranga kanë rënë “drejtuesit e mjeteve, shtetasit A. S., 41 vjeç dhe Gj. Ll., 57 vjeç, banues në Mirditë”, të cilët janë shoqëruar në komisariatin e policisë. Lënda drusore transportohej në dy mjete, një furgon dhe një kamionçinë, teksa ndalimi i tyre është bërë bë Rubik të Mirditës.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button