Lajme

Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 25-vjeçari në Korçë

Një 25-vjeçar është arrestuar në Pogradec pasi u kap me 5 emigrantë të paligjshëm. I riu u kishte premtuar refugjatëve kalimin në BE kundrejt 300 eurove. Ai nuk iu bind urdhrit të Policisë edhe pse unifromat blu i bënë shenjë që të ndalonte. Gjithsesi Policia u vendos në ndjekje të tij dhe e kapi.

NJOFTIMI NGA POLICIA, Qarku Korçë .Vijojnë g oditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit “Perimetri”. U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar, vihet në pranga 1 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Policinë Kufitare në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. Sh., 25 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në afërsi të fshatit Gështenjas, Pogradec, shtetasin e mësipërm i cili ishte duke lëvizur me mjetin tip “Volksëagen” dhe i kanë bërë me shenjë që të ndalonte.

Drejtuesi i mjetit, nuk iu është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi, por pas ndjekjes është kapur dhe neutralizuar. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, u konstatuan 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve 25-vjeçari dyshohet se kundrejt shpërblimit 300 euro iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: