Categories Lajme

Transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, bie në pranga një person

DVP Berat Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e k rimeve mjedisore. Bllokohet nga Policia 1 automjet që transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Procedohet penalisht drejtuesi i mjetit që po transportonte lëndën drusore. Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Berat dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndaluar në vendin e quajtur “Ura e Varur”, Berat, një mjet furgon që transportonte lëndë drusore.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesi i mjetit, shtetasi E. K. ishte duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Drejtuesin e mjetit, shtetasin E. K., 33 vjeç banues në Starovë, Berat, në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Parandalimin e Krimit e kanë proceduar penalisht. Materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit. Vijojnë kontrollet nga Policia e Beratit për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, 1 subjekt në Kuçovë, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Strukturat e Policisë Berat, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë subjektin në pronësi të shtetasit D. K., në lagjen “Tafil Skëndo”, Kuçovë, pasi u konstatua i hapur dhe duke i shërbyer klientëve pas orës 22:00, në kundërshtim me Aktin Normativ. Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid, si dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital cilido administrator lokali që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME