Categories Lajme

Tre fugona plot fishekzjarre për t’i tregtuar, arrestohet 38 vjeçari në Fier (EMRI)

Një 38 vjeçar është arrestuar në qytetin e Fierit pasi është kapur në flagrancë në përpjekje për të treguar fishekzjarre, kapsolle dhe lëndë të tjera plasëse të cilat tashmë me ligj janë të ndaluara të përdoren.

Gjatë kontrollit, shtetasit Arti Muço i’u gjetën plot 3 fugona të mbushur me lëndë plasëse fishekyjarre dhe kapsolle të blera me qëllime tregtimi.

Njoftimi i Plotë: Fier/Gjatë kontrolleve nga Policia për parandalimin e tregtimit në mënyrë të paligjshme të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, pasditen e djeshme janë gjetur dhe sekuestruar 700 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, 20 kubikë dhe 300 kapsolla.

Ar restohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe në telegramin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për intensifikimin e kontrolleve me qëllim parandalimin e tregtimit në mënyrë të kundërligjshme të l ëndëve piroteknike, shërbimet e Policisë kanë evidentuar një rast të tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Arti Çuko, 38 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “15 Tetori” është kapur duke tregtuar fishekzjarre pa dokumentacionin përkatës.

Në cilësinë e provës materiale u sukuestruan 700 copë fishekzjarre, 300 kapsolla, 20 kubik si dhe tre automjete tip fugon në të cilët ishin këto fishekzjarre.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME