fbpx
Lajme

Tre persona humbin betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit, dhe një 65-vjeçare nga Vlora

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë e kanë humbur betejën me koronavirusin tre persona të tjerë. Kështu numri total i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë shkon në 104. Ministria e Shëndetësisë njofton se brenda ditës ka humbur jetën një 44-vjeçare nga Tirana e cila prej 10 ditësh ndodhej e intubuar dhe pa sëmundje bashkëshoqëruese, përveç obezitetit. Po ashtu, nuk e kanë fituar betejën edhe dy qytetarë, një 64-vjeçar nga Tirana dhe një 65-vjeçare nga Vlora me sëmundje bashkëshoqëruese. Ndërsa, nga 425 testime të bëra në 24 orët e fundit, të konfirmuara me Covid-19 kanë rezultuar 99 raste.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button