
Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Ibrahimaj është pyetur mbi arrestimin e tre zytratëve të Ministrisë së Financave për shpërdorim detyre. Lidhur me këtë çështje Ibrahimaj ëshë shprehur se do presim të vendosë drejtësia.
“Ne kemi pasur një qëndrim për çështjet që kanë çështjet në hetim. Nuk bëhem gjyqtarë as prokurorë e as hetues të çështjes, këto gjëra ja kemi lënë në dorë drejtësisë dhe reforma në drejtësi ka treguar se si funksionon. Do presim si do shprehet drejtësia dhe do u bëjmë me dije”, tha Ibrahimaj.
Kujtojmë se Arlind Gjikutaj. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë se Financave, drejtori i shërbimeve mbështetëse dhe një përmbaruesi ranë në pranga nën akuzën nga Prokuroria e Tiranës se nëpërmjet shpërdorimit të detyrës i kanë shkaktuar shtetit 1.2 milion euro dëm.