Categories Lajme

“Treg online për fermerët”, Krifca: Së shpejti bujqësia do të digjitalizohet

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca gjatë fjalës së saj në Kuvend e vuri theksin te zhvillimi i bujqësisë. Ajo premtoi se do të ngrihet një treg online për fermerët dhe grumbulluesit, kjo siç tha ministrja, vjen në kuadër të iniciativës për digjitalizimin e bujqësisë

“400 milion lekë mbështetje për START UP-e për bujqësinë. Sërish për të rinjtë 200 milion lekë për të rinjtë në formën e mbështetjeve të granteve. Krahas fondeve prej 5 milion euro. Do  trajnojmë stafin e arebeve, specifikisht trajnim 1150 gra fermerë do trajnohen. Do ngremë zyrën e eksporteve në ministrinë e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Në shërbim edhe të digjitalizimit të bujqësisë do të ngremë një treg online për fermerët dhe grumbulluesit. Qëllimi rritja e aksesit eficentë drejt tregjeve.

Një aspekt tjetër ka të bëjë me investimet në infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit e mbrojtjes nga përmbytja. Duhet të garantojmë prodhimin cilësor vendas, në këtë aspekt përgjegjësia është jo vetëm e ministrisë por edhe e prodhuesve e bizneseve.

Xhorxh Washington presidenti i parë i SHBA 2 shekuj më parë tha unë nuk njoh asnjë përpjekje në të cilën mund të ofrohen shërbime më te zellshme ndaj një vendi sesa kur përmirësohet bujqësia dhe blegtoria si dhe degët e tjera të punës së fermerit”, tha Krifca mes të tjerash gjatë fjalës së saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME