Lajme

Tregjet italiane, nis gjyqi për ‘narcosit’ shqiptarë dhe nga Vlora

Tr afikantët e mëdhenj janë shqiptarët. Shpërndarësit janë nigerianët. Blerësit janë italianët.

Të parët e ngarkojnë d rogën në gomone me motorë të fuqishëm dhe të shpejtë, dhe duke kaluar detin Adriatik dhe e dorëzojnë mallin tek distributorët në të gjithë Italinë, të cilët janë nigerianët. Disa prej tyre janë rekrutuar në qendrat e pritjes, duke i ndihmuar të arratisen dhe të humbin gjurmët, dhe jetojnë duke shitur doza të vogla dr ogash, veçanërisht marijuanë nëpër cepat e rrugëve dhe stacionet e autobusëve.

Dje në Romë është zhvilluar seanca paraprake e procesit gjyqësor kundër 55 personave të arrestuar për përfshirje në xhiron e d rogë. 27 prej tyre janë shqiptarë, 23 nigerianë, 4 italianë e 1 nga Gambia.

T rafikantët shfrytëzonin emigrantët në qendrat e pritjes për të furnizuar me m arijuana gjysmën e Italisë, përfshirë provincën e Isernias, në Romë.

E përditshmja italian ‘La Repubblica’ shkruan se hetimi paraqet një imazh që vazhdon prej vitesh dhe është evidencuar tashmë në relacionet e autoriteteve anti-mafia: një pakt midis kriminelëve shqiptarë e atyre nigerianë që synon të përfitojë nga dëshpërimi i atyre që mbërrijnë në Itali me ëndrrën për një jetë të re por që përballen me një realitet ndryshe nga ai që kishin shpresuar.

Grosistë shqiptarë, shitës nigerianë e punëtorë italianë. Sipas h etuesve, të parët sillnin d rogën me gomone të shpejta përmes Adriatikut dhe ia dorëzonin nigerianëve, që e shpërndanin në gjithë Italinë.

Disa strehohen në qendrat e pritjes, duke arritur të humbin e duke jetuar me shitjen e d ozave të vogla, sidomos të marijuanës, në qoshet e rrugëve, stacionet e autobusëve. Aktet e h etimeve zbulojnë marrëveshjen midis klaneve shqiptare nga Vlora dhe grupeve nigeriane të lidhura me shoqatat e rrezikshme Black Cats dhe Eiye.Syri

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: