Categories Lajme

Tregtia e jashtme goditi ekonominë me 656 milionë euro për shkak të pandemisë

Shqipëria e mbylli vitin 2020 me një rënie drastike të volumit të tregtisë së jashtme, kryesisht si pasojë e rënies së konsumit të veshjeve e këpucëve si dhe rënies së çmimeve të mineraleve dhe të energjisë. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se gjatë vitit 2020 volumi total i eksporteve dhe importeve të mallrave ishte 877 miliardë lekë (afërsisht 7 miliardë euro) me rënie 8% në krahasim me vitin 2019.

Importi i veshjeve dhe këpucëve ra me 94 milionë euro ose 13%, tregues ky i rënies së blerjeve nga qytetarët e zënë nga mbyllja e pandemisë dhe rënia e interesit veshje. Eksportet e Shqipërisë në veshje dhe këpucë ranë me 127 milionë euro ose 14% si pasojë e reduktimit të kërkesës për këto produkte në tregun botëror. Shumë prej veshjeve dhe këpucëve të prodhuara në Shqipëri shiten në Itali e Spanjë, vendet më të goditura nga pandemia. Eksportet dhe importet e lëndëve minerale dhe të naftës pësuan një rënie të dyfishtë, si në sasi ashtu edhe në çmime.

Në mënyrë të çuditshme, importi i materjaleve të ndërtimit qëndroi pothuajse në të njëjtin nivel me një vit më parë. Sektori i ndërtimit duket se ka vijuar të punojë ethshëm dhe çmimet e pronave të paluajtshme nuk kanë shënuar rënie pavarësisht krizës më të thellë ekonomike që vendi ka përjetuar në mbi dy dekada. Pastrimi i parave përmes ndërtimeve dhe blerjeve të pronave të patundshme është një nga supozimet që shpjegon këtë anomali. Gjatë vitit të kaluar Shqipëria importoi 78 miliardë lekë materiale ndërtimi (262 milionë euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME