Categories Lajme

Tregtonte gaz të kontrabanduar dhe fshihte të ardhurat nga aktiviteti, pranga të riut në Tiranë

Një 21-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se tregtonte gaz të kontrabanduar. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për 21-vjeçarin me inicialet F. M., banues në Babrru.

Ndërkohë, është sekuestruar një depozitë me 1500 litra gaz, një pompë karburanti dhe 28 bombola gazi.

NJOFTIMI I POLICISE,

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Metalic”, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë.

Tregtonte gaz të kontrabanduar, në një ambient të përshtatur, dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet, vihet në pranga 21-vjeçari. Sekuestrohen një depozitë me 1500 litra gaz, një pompë karburanti dhe 28 bombola gazi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Metalic”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. M., 21 vjeç, banues në Babrru. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. M., në lagjen “Skënderbeu”, në Babrru, kishte përshtatur një ambient në të cilin tregtonte gas të kontrabanduar dhe këtë aktivitet nuk e kishte deklaruar në organet kompetente.

Gjatë kontrollit në këtë ambient u konstatua një pompë karburanti dhe një depozitë metalike, e mbushur me 1500 litra gaz, që dyshohet se është i kontrabanduar, si dhe 28 bombola gazi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME