Lajme

Trenat përplasen kokë më kokë/ Humbin jetën 7 persona, dhjetëra të plagosur

Shtatë të vdekur dhe 46 të plagosur është bilanci i aksidentit të shkaktuar nga përplasja e dy trenave në kryeqytetin turk të Ankarasë.

Sikurse raportojnë mediat vendase aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:40 të mëngjesit të sotëm.

Policia ka bërë me dije se treni i shpejtësisë së lartë është përplasur me një tren lokal, që udhëtonte nga Ankaraja në qytetin e Konias në Turqinë Perëndimore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e emergjencës, zjarrfikësit dhe skuadrat e shpëtimit mjekësor.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close