Lajme

Trishtuese: Përmbytjet në Greqi i marrin jetën fermerit shqiptar

Stuhia e fuqishme Daniel të martën që goditi Greqinë la pas 2 viktima, ku mes tyre njëri ishte 51-vjeçar shqiptar.

Fermeri shqiptar humbi jetën në Volos, qytetin e goditur më rëndë nga përmbytjet katastrofike, i cili humbi jetën pas shembjes së një muri.

Autoritetet greke thonë se 3 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Vala e tërbuar e motit të keq u zhvendos natën e kaluar drejt Turqisë. Stambolli, qyteti më i populluar i vendit, u godit më rëndë nga reshjet e dendura dhe përmbytjet.

5 persona humbën jetën dhe 4 të tjerë janë shpallur të zhdukur në qytetin më të populluar të Turqisë, atje ku ujërat e rrëmbyer të përmbytjeve morën me vete automjete dhe përmbytën qindra ndërtesa.

3 viktima nga përmbytjet e të martës edhe në Carevo të Bullgarisë, aty ku autoritetet e shpallën këtë të mërkurë, ditë zie.

Stuhitë dhe përmbytjet kanë shkaktuar katastrofë edhe përtej kontinentit, në Brazil atje ku 21 persona humbën jetën në Lazhedu qytetin jugor që u përmbyt i gjithi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close