Categories Lajme

Tritan Kalo shpjegon çfarë i çon të sëmurët me koronavirus drejt vdekjes

Komiteti Teknik i Ekspertëve siç edhe paralajmëroi zhvilloi ditën e sotme konferencën në lidhje me situatën e pandemisë së COVID-19. Në deklaratën për mediat u bë me dije se brenda dhjetorit do të futen testimet e shpejta.

Gjatë fjalës së tij mjeku infeksionist Tritan Kalo ,tha se nuk ka asnjë ndërhyrje për ndryshimin e diagnozës apo të shkakut të vdekjes. Problematikat që realizohen krijojnë një tymnajë mes qytetarëve dhe personelit mjekësor.

Ai sqaroi se është me rëndësi të sqarohet se shkaku parësor dhe dytësor për humbjen e jetëve të pacientëve, pasi sipas tij jo gjithmonë është koronavirusi që shkakton vdekje, por ndikojnë edhe dëmtime të tjera paraprake që kanë ndodhur para se i sëmuri të shtrohet në spital. “Sa i përket rasteve të humbjes së jetës në shtëpi nuk mund të them asgjë sepse janë mjekët e agjencisë rajonale të shëndetit që  i dinë më mirë këto shifra.  Por një skedë vdekje ka të përcaktuar mirë ligjërisht arsyet përse i sëmuri vdes, pra që nga pranimi, evoluimi i rastit  dhe momenti kur ndërron jetë. Në këto raste nuk mund të bëhet asnjë ndërhyrje apo të krijohet një artificë si në diagnozën e pranimit ashtu edhe përfundimit.

Problemi është cili është shkaku parësor dhe dytësor? Në terren të një të sëmuri me covid jo gjithmonë sëmundja bazë është shkaku i vdekjes, por janë edhe komplikime apo dëmtime të tjera paraprake që kanë ndodhur para se i sëmuri të shtrohet në spital… Në terren të këtyre të sëmurë zhvillohen edhe problematika që lidhen me vetë sëmundjen bazë. Të sëmurët që kanë probleme me dializën, dëmtimet që ndodhin jo gjithmonë lidhen me Covid-in “, tha Kalo. Ndërkohë drejtorja e Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik tha se deri më tani në kopshte dhe çerdhe nuk janë evidentuar shpërthime të koronavirusit.

“Në sistemin parashkollor kopshte dhe çerdhe nuk kemi evidentuar rritje të rasteve. Aktualisht nuk kemi evidentuar shpërthime në çerdhe. Siç u tha grumbullimet masive, apo aktivitetet në kuadër të festave të fund vitit duhet të privohen dhe është mirë që të festojmë në familjen e ngushtë”, tha Tomini.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME