Categories Covid-19, Lajme

Tritan Kalo tregon shenjat që ngatërrohen mes gripit dhe Covid-19: Këshilla e fortë për qytetarët

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se tashmë gradualisht po hyjmë në stinën e infeksioneve respiratore, shumica e të cilëve ngjasojnë me Covid. Lidhur me këtë situatë Kalo ka bërë disa shpjegime si të mos i ngatërrojmë sëmundjet respiratorë me koronavirusin, ndërkohë ka edhe një lutje që të mos teprohet në përdorimin e antibakterialeve/ antibiotikëve.

Kalo shkruan se shenjat klinike si dhimbje fyti, vështirësi në gëlltitje, dhimbje koke, dhimbje kyçesh e muskujsh, temperaturë, kollë e thatë më shpesh se ajo produktive, këputshmëria trupore, djersë, etj, janë pothuajse të njëjta si për gripin stinor, ashtu dhe për Covid.

Kalo shkruan se nuk duhet të na zërë paniku në rast se kemi shenja të ngjashme pasi jo çdo infeksion i vijave të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, në muajt në vijim është një infeksion i shkaktuar nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19.

Ai i fton qytetarët, që përveç respektimit të masave të distancës dhe higjienës, të vaksinohen, pasi sipas tij është rruga e vetme për parandalimin e infektimit.

Postimi i Kalos: Kohë kovidiane….3.10.2021….Gradualisht kemi hyrë në Stinën e Infeksioneve Respiratore të shumta dhe të shpeshta, nga kataret e vijave të sipërme të frymëmarjes (faringite, laringite , trakeite) deri në prekjet e vijave të poshtëme të frymëmarjes (bronkite, bronkopneumoni e pneumoni)…..Tonsilat/ bajamet si “vija e parë” e përballjes me shkaktarët e këtyre infeksioneve, acarohen e infektohen edhe ato shumë shpesh….

Në shumicën e tyre këto infeksione janë të natyrës virale dhe shumë më pak të natyrës bakteriale, ÇKA nuk e justifikon aspak dhënien vënd e pa vënd të Antibakterialëve/Antibiotikëve në këta të sëmurë të çdo moshe qofshin ata…. Shënjat klinike si: dhimbje fyti, vështirësi në gëlltitje, dhimbje koke, dhimbje kyçesh e muskujsh, temperaturë, kollë e thatë më shpesh se ajo produktive, këputshmëria trupore, djersë, etj. vërehen në shumicën e tyre, çka shpesh ato konfondohen me infeksionin nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19….

GRIPI stinor edhe ai është pas dere, ndaj KUJDES miq, kolegë, dashamirës e bashkëkombas të MOS PANIKOHEMI sepse jo çdo infeksion i vijave të sipërme dhe të poshtëme të frymëmarjes, në muajt në vijim është një infeksion i shkaktuar nga virusi i “flamës mbarëbotërore” Sars-Cov2/Covid-19….VETNDËRGJEGJËSIMI është kyçi në përballjen me infeksionet e mësipërme.

Vera dhe dëshira për të përftuar nga gjithshka që ofron kjo stinë, bëri që vetëndërgjegjësimi ynë të nënvlerësohej, por Vjeshta duhet të na e rizgjoj e përshkallëzoj vetëndërgjgjësimin për mundësitë tona në lidhje me parandalimin ose uljen e rrezikut të infektimit prej virozave stinore……

MASAT e kurdokohëshme në parandalimin ose uljen e shpeshtësisë së këtyre infeksioneve MHD (Maskë e përdorur në mjedise të mbyllura e të mbipopulluara; Higjenë sa më e mirë personale e të mjediseve publike; Distancim fizik kur dhe kurdo që është e mundëshme)….VAKSINIMI luan edhe ai një rol të rëndësishëm si në përballjen me infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19 po ashtu edhe ndaj Gripit stinor, sidomos në grupet e riskut: ekstremet e moshave, në diabetikët, në të sëmurët me sëmundje kronike kardiake, renale, hepatike, shtatzënat, etj….

MOS HEZITONI të vaksinoheni ndaj dhe mos u bëni pre e mëndjeçoroditurve…..JETA e çdo shqiptari është e paçmimtë për vetë atë, për familjen, për shoqërinë tonë dhe të gjithë Shqiptarinë….Të gjitha këto masa të konbinuara të respektuara së bashku, do t’a bëjnë të mundshme që edhe KOHËSHTRIRJA e pandemisë së Sars—Cov2/Covid-19, të mos i tejkaloj ato të pandemive të ngjashme me të, dhe që BALLAKUMET e Elbasanit të ditës së Verës, të mundet t’i shijojmë me pandeminë e strehuar në “strehëzën e rasteve sporadike”, sikundër edhe ka ndodhur deri më tash me viruset e pandemive të tjera…. Together forever!!!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME