Lajme

Tritol në derën e dyqanit të Naim Stafukës në Fushë Krujë

Një sasi tritoli ka shpërthyer mbrëmjen e së premtes në Fushë Krujë. Policia bën të ditur se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 22:05 në derën e dyqanit në pronësi të Naim Stafukës.

Si pasojë e shpërthimit janë raportuar vetëm dëme materiale, fatmirësisht pa të lë nduar.

NJOFTIMI, Krujë/Informacion paraprak. Rreth orës 22:05, në Fushë Krujë, në derën e dyqanit të shtetasit N.S, është vendosur një sasi lënde plasëse, ku nga shpërthimi ka vetëm dëmtim të derës së dyqanit.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe vijon punën për verifikimin e rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e autorëve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close