Categories Bota, Lajme

“Trokitën në derë dhe u larguan”, 25-vjeçarja shtyp me makinë 2 adoleshentët

Një 14-vjeçar ka mbetur me një këmbë të thyer, pasi një nënë e re e shtypi me makinë pas një rrengu që djali i kishte bërë më parë. I riu bashkë me 3 shokët e tij nga Cheshire, Angli, trokisnin në dyert e banorëve dhe më pas largoheshin, si një formë e tyre për t’u argëtuar. Por kur ata bënë diçka të tillë në shtëpinë e Nicole Lyons, ajo doli duke bërtitur që nga dritarja e katit të dytë duke i kërcënuar se “do t’i priste fytin”.

 Pak më pas kësaj ndodhie, gruaja vendosi t’i shtypë me makinën e bashkëshortit të saj në formë hakmarrjeje. Ajo arriti të shtypë dy prej djemve. Njëri prej tyre mbeti më një këmbë të thyer, ndërsa tjetri me disa dëmtime në pjesën e kurrizit.

Sipas Daily Mail, i riu që theu këmbën i është dashur të bëjë një ndërhyrje urgjente dhe e ka mbajtur këmbën 6 javë në allçi. Kur policia arrestoi 25-vjeçaren zbuloi një numër të shumtë postimesh në Facebook, ku ajo paralajmëronte banorët e zonës se ishin ngatërruar me personin e gabuar.

“Mos iu afroni shtëpisë sime më. Do iu pres fytin, jua kam parë fytyrat. Do flas me mamatë dhe baballarët tuaj”, shkruante ajo. 25-vjeçarja u dënua me 20 muaj burg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME