Lajme

Tronditëse, gruaja rrëzohet në tokë gjatë intervistës Live

Jeton në kushte të mjerueshme në një banesë boshe, kurse vajzat e saj janë të sëmura rëndë. Askush nuk e ndihmon 60 vjeçaren shkodrane Mimoza Tela. Nëna e dy vajzave ka dhënë këtë të premte një intervistë për Fax News. E përlotur dhe në dhimbje, gruaja po tregonte vështirësitë e saj të mëdha, deri në momentin kur ka rënë në tokë. Mimozës i kanë rënë të fikët gjatë një interviste Live. Gruaja është përplasur në tokë pa ndjenja dhe gazetarja që po e intervistonte është frikësuar dhe ka tentuar ta sjellë në vete 60 vjeçaren. Ja çfarë tha 60 vjeçarja, e cila kishte kërkuar ndihmë Ministri e Bashkinë e Tiranës, por askush nuk i ishte përgjigjur.

“Kam kërku ndihmë në institucione të shtetit dhe tek fondacione të ndryshme por askush nuk ma ka ofruar. Lutem të më ndihmojnë që të bëj një jetë normale. 80 mijë lekë kam të ardhura në muaj cfarë të bëj me to më parë. Vajzën 30 vjecare e kam të paralizuar, ka lindur me operim dhe kaloi në vdekje klinike, dhe kaloi edhe goca e vogël në gjendje depresioni për shkak të kësaj. Nuk kam të ardhura që t’a ndihmoj vajzën e sëmurë, kërkoj ndihmë nga ministria. Kam nipin në moshë shkolle në klasë të 5 por nuk e coi dot në shkollë sepse ka kosto”.

Video Player

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close