Lajme

Tronditëse, makina merr para dy të mitur në Rrogozhinë

Një aksident me pasojë plagosjen e dy të miturve është shënuar mbrëmjen e së premtes në Rrogozhinë.

Policia tha se ngjatja ndodhi rreth orës 19:40, në qendër të Rrogozhinës, ku një mjet tip “Ford”, me targë e drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar dy të mitur 10 dhe 11 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë të miturit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close