Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Pogradec, ku një foshnje ka humbur jetën. Mësohet se foshnja ka lindur 24 javëshe, por spitali në kartelë e ka shënuar si abort.
Duke qenë se fëmija nuk ka qarë pas lindjes, mjekët janë shprehur se foshnja kishte lindur e pajetë dhe më pas e kanë futur në një kuti. Ndërkohë mësohet se babai i fëmijës ka dëgjuar foshnjën duke qarë.
Pas procedurave, foshnja është dërguar në Tiranë, por edhe pas shërbimit mjekësor, nuk ka mundur të jetojë. Babai i foshnjës ka deklaruar në polici të gjithë ngjarjen, duke pohuar se foshnja u gjet në një kuti.
Policia ka sekuestruar kartelën mjekësore dhe ka marrë deklarim të mjekes G. Shyta, e cila ka pranuar që ka qenë abort, e më pas ka ndodhur një “mrekulli”. Ndërkohë, sot dosja është dërguar në Prokurorinë e Pogradecit për veprime të mëtejshme.