Lajme

Trupi i shqiptarit u gjet pas 6 vitesh, dëshmia e të penduarit

Vrasja dhe murosja e shqiptarit Astrit Lamaj në Senago të Italisë u përfol sërish nga i penduari Carmelo Arlotta.

Në Gjykatën e Monza-s Arlotta pretendon se në momentin kur ndodhi krimi ka qënë në postë.

“E kam njohur gjithmonë Salvatoren, ne të dy jetonim në Riesi dhe ai u bashkua me Cosa Nostra-n edhe para meje – tha bashkëpunëtori i gjykatës para gjykatës, duke vijuar më pas me tregimin: Ata i bënë nja dy prita mafioze dhe vranë dy vëllezër. Në Riesi ai kishte një shitës makinash më parë. duke lëvizur në veri”.

Sipas Arlotta-s, mëngjesin e vrasjes ai ishte thirrur për t’u “marrë” me shqiptarin që ishte vendosur në një garazh në Muggio për t’u vrarë.

Shqiptari u vra në janar të vitit 2013 dhe u gjet 6 vite më pas. Dyshohet se urdhërin për vrasjen dhe murosjen e shqiptarit e ka dhënë ish e dashura e shqiptari pasi ajo dyshonte se Astriti e kishte vjedhur fshehurazi. Lamaj lindi në fshatin Trevllazër, Vlorë.

Ai kishte 6 vite që ishte larguar në Itali, ku prej 5 vitesh ishe i zhdukur. Atje kishte edhe të birin 18-vjeçar i cili jeton në Genova, ndërsa në fshatin e tij të lindjes të gjithë kanë mendim pozitiv. Edhe pse trupi iu gjet rreth dy muaj më parë, 47-vjeçarit ende nuk është kthyer trupi në atdhe. Sipas raportimit të mediave italiane, Astrit Lamaj u vra për hakmarrje, pasi i ka dhënë fund një lidhje sentimentale me një të afërmen e njërit prej personave të shoqëruar në arrestuar për vrasjen e tij./Gazeta Shqip

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close