Categories Lajme

Tryeza për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri kundër Bashës: S’ka patur presion, marrëveshje shqiptare

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri ka mohuar të ketë pasur ndërhyrje nga diplomatët e huaj për uljen e opozitës në një tryezë me maxhorancën për Reformën Zgjedhore. Në një prononcim për Report Tv, Gjiknuri ka hdhur poshtë pretendimet e Opozitës dhe të kryetarit Lulzim Basha, teksa u shpreh se marrëveshja mes maxhorancës dhe Opozitës ka qenë tipike shqiptare, ndërsa ndërkombëatrët kanë inkurajuar dialogun.

Dua të theksoj dicka, kjo është marrëveshje e mirëfilltë shqiptare, nuk ka pasur asnjë trysni ndërkombëtare që palët me patjetër të kishin marrëveshje, nuk ka patur asnjë rol ndërkombëtar që palët apo ndërkombëtarët të merrnin rol udhëheqës në këtë proces, përkundrazi kanë inkurajuar dialogun. Ajo cfarë u arrit është dialog i përbashkët, një reflektim i secilës palë për të gjetur mënyrë komunikimi për reformën zgjedhore. Kemi një opozitë që është në Kuvend dhe që ka vota, kemi një opozitë që ka vota popullore, njëra ka mandate kuvendi, tjetra përfaqëson elektorat të caktuar, kemi dy opozita  me të cilat do na duhet të bashkëpunojmë me të dyja për të gjetur kompromisin e përshtatshëm. Natyrshëm është më e vështirë se në mënyrë bilaterale por politika është këtu për të gjetur compromise. Unë nuk besoj se politika duhet të bëhet aq kokforte sa të vendosë kushte që po nuk miratove këtë, nuk të miratoj reformën zgjedhore. Pastaj ne natyrshëm si mazhorancë do bëjmë gjithcka kemi në dorë për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme, me të gjitha ato  aftësi apo kapacitete, qoftë vota apo administrative që ka mazhoranca,”- tha Gjiknuri.

Një ditë më parë, në një deklaratë për mediat, Basha u shpreh se marrëveshja me maxhorancën u diktua dhe u bë me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, ndërsa shtoi se opozita nuk ka hequr dorë nga kërkesa për largimin e Ramës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME