Categories Lajme

Tumori i ka marrë shikimin në njërin sy, Joelit i rrezikohet jeta

Familja Pere jeton në fshatin Grunjas në Pogradec. Rreth një muaji më parë ata u tronditën nga lajmi që morën për Joelin, djalin e tyre. Një pikë në sy, në dukje jo e rrezikshme, në të vërtetë është masë tumoriale.

“Pasi pikasa një pikë në sy, pas dy javësh e çova për një kontroll, por atje më dhanë lajmin e hidhur. Për ne ishte një tronditje shumë e madhe. Mjeku na tha që duhet të shkojë urgjentisht jashtë vendit, sepse këtu nuk janë mundësitë për ta kyer operacionin. Kur na dhanë atë lajm, nuk doja të jetoja më.

Nuk e shikoja dot djalin në atë gjendje, është shumë e dhimbshme”,-rrëfen i ati, Oligeri. Familja nuk ka asnjë mundësi ekonomike ta kurojë Joelin jashtë vendit. Jetojnë vetëm me një rrogë të Oligerit, i cili paguhet 200 mijë lekë të vjetra në muaj dhe me pensionin e gjyshit. Sapo morën lajmin e hidhur, ata vendosën të shesin shtëpinë. Por, për shkak të largësisë, askush nuk e blen.

“Djali është mësuar me atë që nuk sheh dhe nuk di të thotë se më dhemb apo diçka tjetër. Po ta pyesësh, jo thotë sepse i ka marr shumë frikë spitalet. Asgjë tjetër nuk do të donim, vetëm që të bëhet ai mirë,” shprehet me dhimbje Erisa. Për Joelin nuk ka kohë, në njërin sy ai e ka humbur plotësisht shikimin. Gjendja e tij është shumë delikate, e duhet të niset urgjentisht jashtë vendit për të kryer operacionin. Mjekët kanë bërë me dije se kjo ndërhyrje kushton 25.000 euro. Edhe pse familja ka nxjerrë çdo gjë në shitje, përsëri e ka të pamundur të mbulojë shpenzimet për operimin e të birit. Lutet ndihma e gjithsecilit, për të shpëtuar Joelin! Kontaktoni 0676060033.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME