Categories Lajme

Tuneli i Llogorasë, vepër strategjike për turizmin në rivierën mahnitëse të Jonit

Tuneli i Llogorasë do të jetë një vepër strategjike për turizmin në rivierën e Jonit. Kështu e cilëson ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë projektin e tunelit të Llogorasë, I cili do të krijojë akses të shpejtë e të sigurt drejt “Perlës së Ballkanit” Me këtë vepër aksi Orikum-Palasë do të përshkohet në vetëm 10 minuta, ndërkohë që sot përshkohet për 55 minuta. Tuneli i Llogorasë do të ketë një gjatësi prej 5.9-6 km, do të lëvizet me shpejtësi 50-80 km orë , do të ketë karrexhatë me dy sense dhe 1 tunel emergjence.

Udhëtimi nga Ura e Shën Elizës deri tek Ura e Palasës do të bëhet për 7-10 minuta. Qeveria shqiptare hapi dje garën për projektin inxhinierik për ndërtimin e tunelit të Llogorasë, i cili do të ndërtohet me fondet e buxhetit të shtetit. Kryeministri Edi Rama e cilësoi tunelin e Llogorasë  si pjesë e një mozaiku dhe  vizioni strategjik zhvillimi dhe zinxhiri projektesh që janë ndërtuar mbi bazën e një vizioni. Tuneli i Llogorasë është pjesë e paketës së madhe të infrastrukturës në mbështetje e shërbim jo vetëm të qytetarëve, por edhe të strategjisë për zhvillimin e turizmit që ka qeveria.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME