Lajme

Turku largohet me 2 miliardë dollarë, Turqia kërkon ndihmën e Shqipërisë!

Ministria turke e Drejtësisë e Turqisë i kërkoi Shqipërisë përmes Interpolit ndalimin e themeluesit dhe drejtuesit të platformës së shkëmbimit të kriptovalutave Thodex, Fatih Faruk Özer, i cili dyshohet për mashtrimin më të madh në vend.

Prokurorët në Stamboll nisën me urgjencë një hetim pasi Ozer mbylli Thodex dhe u largua drejt Tiranës siç pohojnë disa media të huaja, përfshirë dhe BBC, duke marrë me vete rreth 2 miliardë dollarë asete digjitale të cilat u përkisnin gati 700 mijë personave.

Ai akuzohet nga autoritetet turke për veprën penale të mashtrimit duke përdorur si mjet sistemet teknologjike, bankat ose institucionet e kredisë si dhe krijimin e një organizate kriminale. Vetë Ozer përmes Twitterit i hodhi poshtë akuzat. Ndërsa pohoi se është vërtet jashtë vendit, biznesmeni tha se kompania e pezulloi përkohësisht aktivitetin, pasi llogaritë treguan një aktivitet të pazakontë për shkak të një sulmi kibernetik ndërsa këmbënguli se pretendimet qe paratë ishin zhdukur, janë të pavërteta. Ozer u zotua të kthehet në shtëpi brenda disa ditësh.

Policia turke ka ndaluar gjithsej 62 persona si pjesë e hetimit për shkëmbim të kriptovalutave. Të gjithë ata akuzohen për mashtrimin e investitorëve. Ne lidhje me rastin, thuhet se ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu ka biseduar përmes telefonit me homologun e tij shqiptar, Bledi Çuçi. Banka qendrore e Turqisë njoftoi javën e kaluar se do të ndalonte përdorimin e kriptovalutave në pagesa për mallra dhe shërbime duke filluar nga 30 prill. Ajo paralajmëroi që kriptovalutat “sjellin rreziqe të konsiderueshme” sepse tregu është i paqëndrueshëm dhe nuk ka mbikëqyrje.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: