Categories Lajme

Turqi! 25 persona vdesin nga alkooli kontrabandë dhe i rrezikshëm

Të paktën 25 persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë helmuar në Turqi pasi kanë pirë së fundmi alkool të falsifikuar dhe të futur në mënyrë kontrabandë në vend. Shtatë persona vdiqën në lagjen Esenyurt të Stambollit, duke përfshirë të paktën tre shtetas të huaj, sipas medias shtetërore. Ministria e Brendshme e Turqisë tha se kishte kryer një numër bastisjesh në disa provinca turke dhe sekuestroi më shumë se 30,000 litra alkool të jashtëligjshëm.

Po ashtu 60 persona u arrestuan pas kontrolleve në 342 adresa të veçanta, tha Ministria në një deklaratë ditën e djeshme. Bastisjet kishin në shënjestër grupet kriminale që “duan të rrezikojnë shëndetin publik duke hedhur në treg pije të rreme ose të paligjshme”. Në mesin e adresave të kontrolluara ishin punishte dhe magazina ilegale që ishin përdorur për të shitur alkoolin e rrezikshëm. Vd ekjet e lidhura me alkoolin e falsifikuar janë të zakonshme në Turqi, pasi prodhohet dhe shitet në të zezë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME