Lajme

Turqi/ Bie nga shkëmbi teksa shkrepte një “selfie”, humb jetën 21-vjeçarja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në provincën Adana në Turqi. Një 21-vjeçare ka rënë nga një shkëmb në lartësinë 50 metra teksa shkrepte një selfie.

Sipas mediave të huaja, Hatice Nur Karabulut humbi ekuilibrin teksa qëndronte në maj të shkëmbit duke u rrëzuar. Ajo ishte në një zonë turistike të provincës së Adanas sëbashku me kushëririn e saj 26-vjeçar, Mazulm Sozeri.

Ata po shkrepnin disa foto të natyrës përreth, teksa 21-vjeçarja nuk e vendosi mirë këmbën në tokë duke rrëshqitur. Pavarësisht tentativës për ta ndihmuar, kushëriri i saj nuk ka mundur ta shpëtojë nga rënia. Në vendngjarje mbërritën menjëherë ambulanca, policia dhe forcat e emergjencës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: