Categories Lajme

Turqi, digjen më shumë se 300,000 libra

Më shumë se 300 mijë libra janë hequr dhe më pas larguar nga shkollat dhe bibliotekat turke, që pas përpjekjes për grusht shteti tre vite më parë, ekzaktësisht në 2016- n.

Ministri i arsimit, Ziya Selçuk deklaroi se përgjatë nismës së qeverisë për të shfarosur çdo gjë që lidhet me Fethullah Gülen- in, klerikun musliman që akuzohet për nxitje të puçit janë shkatërruar 301,878 libra.

Ndërkohë nga ana e tij, Gülen- i e ka mohuar kategorikisht një përfshirje të mundshme. Shifrat në fjalë u publikuan për herë të parë nga gazeta e mirënjohur Hürriyet, krahas të cilave shfaqeshin edhe imazhe të djegies së librave.

Sipas website- it “Turkey Purge”, që vetëcilësohet si “një grup i vogël gazetarësh të rinj që po përpiqen të jenë zëri i popullit turk në një regjim shtypës”, në 2016- n u ndalua rreptësisht një libër matematike thjesht për faktin se në një prej kërkesave të librit, gjendeshin inicalet e Gülen- it. Kështu, në ushtrim thuhej që studenti të shkonte nga pika F në pikën G, çka u konsiderua nga autoritet përkatëse krejtësisht e papranueshme dhe provokuese.

Në dhjetor të 2016- s, gazeta turke BurGun zbuloi se ishin shkatërruar 1.8 milionë libra shkollorë për t’u ribotuar më pas sërish, pasi përmbanin në tekst fjalën Pennsylvania, vendi ku aktualisht Gülen po jeton në SHBA.

Po kështu, në Ankara, të gjithë rrugët që mbajnë emrin e Gulen- it, janë riemërtuar.

Një raport i 2018- s nga English PEN shpalli gjendjen e emergjencës në vend përsa i përket të drejtës së fjalës, ku 200 media u mbyllën, 80 shkrimtarë u përndoqën e u vunë në hetim si dhe 5,822 akademikë u pushuan nga puna e tyre në universitete./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME