Lajme

Turqi/ Kamioni përplaset me dy autobusë, 12 viktima dhe 31 të plagosur

Të paktën 12 persona humbën jetën dhe 31 të tjerë u plagosën në një aksident automobilistik që ndodhi të shtunën në provincën Hatay të Turqisë jugore.

Sipas Anadolu Agency, shoferi i kamionit ka humbur kontrollin e mjetit të tij, duke bërë që ai të hyjë në trafikun përballë dhe të përplaset me nëntë makina dhe dy mikrobusë. Kamioni dhe një autobus janë përfshirë nga flakët.

“Një zjarr shpërtheu në një kamion dhe një autobus. Dymbëdhjetë bashkëqytetarë tanë humbën jetën dhe 31 të tjerë u plagosën, tre prej tyre rëndë, në një aksident automobilistik në zonën e Topbogazit, pranë Antakias (Antioki),” Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca në një postim në Twitter.

Në vendngjarje shkuan forcat, si dhe autoambulanca për të transportuar të plagosurit në spitale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close