Categories Lajme

Turqi/ Nëse nuk vendos maskën ke gjobë, karantinë dhe dhjetë libra për t’u lexuar

Çfarë ndodh në Turqi nëse kapesh që nuk mban maskë në hapësirat publike dhe në vendin e punës? Në provincën e Sakarya, në veri-lindje të Vendit, është parashikuar një dënim unik në llojin e tij. Rreth 100 euro gjobë, karantinë e detyrueshme 3-ditore dhe dhjetë libra për t’u lexuar. Masa e veçantë është njoftuar nga guvernatori Cetin Oktay Yildrim nëpërmjet një postimi në Twitter. Për ata që thyejnë karantinën, qeveria e Ankarasë ka urdhëruar shtrimin e detyrueshëm në spital në struktura të posaçme për një periudhë pesëmbëdhjetë ditore.

‘Deri tani rreth 65 persona janë dënuar’, ka deklaruar guvernatori, ’dhe kemi ndërmend të vazhdojmë me masat e rrepta’. Në të 81 provincat turke janë shtuar kontrollet për shkak të infektimeve të reja nga koronavirusi (më shumë se 1500 raste në ditën e 10 shtatorit). Ministri i shëndetësisë Fahrettin Koca ka deklaruar që Turqia është në ‘valën e dytë të pandemisë’. Ndërsa për sa i takon fillimit të shkollës, presidenti Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar që do të bëhet në mënyrë graduale, duke filluar me kopshtet dhe shkollat fillore, ndërsa zbatimi i masave do të jetë në çdo qytet dhe provincë, në varësi të evolucionit të epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME