Categories Lajme

Turqi, thirrje Ergodan të japë dorëheqjen

Protestat kundër qeverisë së Erdoganit vazhduan në qytetet kryesore turke gjatë natës të së mërkurës mbrëma, mes një rënieje të vazhdueshme të lirës turk dhe situatës ekonomike të vendit.

Pamjet janë të paprecedentë ndërkohë që ka gjithashtu mungesë të mallrave bazë dhe medikamenteve, në kohën kur në pikat e karburantit ka pasur radhë makinash, për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve.

Qytetarët po protestojnë kundër rënies dramatike të kursit të këmbimit, i cili që nga fillimi i vitit ka humbur rreth 43% të vlerës së tij duke sjellë një ulje drastike të fuqisë së tyre blerëse.

Ka pasur tensione  në zonën e Makam Moutlu në Ankara, me protestuesit që mbanin pankarta për varfërinë dhe krizën financiare dhe forcat e policisë që shpërndanin protestuesit. Ka pasur mobilizime edhe nga studentët e Universitetit Teknik të Lindjes së Mesme në kryeqytetin turk, ku mbizotëronte slogani: “Qeveria të japë dorëheqjen”.

Demonstrata u zhvilluan edhe në qytetet Mersin dhe Samsun, ku mbizotëruan sloganet antiqeveritare dhe tensionet u përshkallëzuan.abcnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës! Zbardhet letra

Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunoi barbarisht një mace, procedohet i moshuari në Rrogozhinë

eagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Në lidhje me një video të postuar në…

LEXO ME SHUME