Lajme

Turqia përgatit dronin pa pilot, Erdogan: Nuk mund të heshtim para asaj që po ndodh

Presidenti turk, Erdogan së fundmi ka deklaruar se vendi i tij nuk mund të injorojë mizoritë që ndodhin nëpër botë, referuar situatës në Afganistan. “Teknologjia duhet të sjellë paqe, jo luftë. Nëse nënat në Afganistan janë të detyruara t`i hedhin fëmijët e tyre trupave të huaja nga telat me gjemba, si mundet ndërgjegjja jonë të qëndrojë në heshtje?”, tha Erdogan. Komentet e tij vijnë në mesin e skenave kaotike nga aeroporti i Kabulit, i sulmuar të enjten nga një atentator vetëvrasës që shkaktoi me dhjetëra viktima.

Pavarësisht rrezikut për jetën megjithatë, afganë të dëshpëruar vazhdojnë të rrethojnë aeroportin Hamid Karzai me shpresën të largohen nga vendi, në një kohë kur afatit për tërheqjen e trupave amerikane po i vjen fundi. Në mesin e kësaj situate, Turqia që nuk e ka përjashtuar mundësinë për të operuar në aeroportin e Kabulit, kreu fluturimin e parë zyrtar të dronit më të fundit ushtarak të saj, Bayraktar Akinci UCAV. Erdogan tha se “me mjetin ajror sulmues pa pilot Akıncı TİHA, Turqia është një nga 3 vendet më të përparuara të botës në këtë teknologji”. Akıncı konsiderohet një nga dronët më të zhvilluar të botës në klasën e tij, në inventarin e Forcave të Armatosura turke.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: