Lajme

Turqia sfidon dialogun me Greqinë, “bllokon” Egjeun, një vit stërvitje ushtarake

Turqia është e paparashikueshme. E ndërsa Athina dhe Ankaraja ranë dakord që të ulen në bisedime në 25 janar për cështjen e kufirit detar dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sot dha sinjale pozitive për një takim të mundshëm me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, Ankaraja mbrëmjen e sotme ka bërë një lëvizje që shkon kundër dialogut.

Turqia ka lëshuar dy “NAVTEX” për stërvitje ushtarake, të vlefshme deri në fund të këtij viti duke “bllokuar” Egjeun. “NAVTEX” janë të vlefshme për pothuajse të gjithë vitin 2021, pasi ato skadojnë në dhjetor të këtij viti.

Të gjitha “NAVTEX” për stërvitje ushtarake janë të vlefshme nga 16 janari deri më 16 shtator dhe nga 16 shtatori deri më 31 dhjetor 2021, me përjashtim të fundjavave dhe festave dhe përvjetorëve kombëtarë. “NAVTEX” i referohet rezervimit të zonave për ushtrime detare.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close