Categories Lajme

U acarua pasi recepsionisti i kërkoi ID-në e të dashurës, reperi Vinz tentoi të vrasë pronarin e hotelit në Tiranë

Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë ka ndodhur në Tiranë. Disa të rinj, mes tyre një vajzë janë konfliktuar me pronarin e një hoteli, dhe më pas kanë tentuar që ta vrasin atë. Bëhet fjalë për reperin e njohur Vinz me origjinë nga Dibra që jeton në Londër. Shtetasi Ervin Selita tentoi të vriste në nga pronarët e hotelit, shtetasin Zeni Xhindi. Konflikti ka nisur pasi recepsionisti i hotelit nuk e la të hynte në hotel. Reperi Vinz ishte i shoqëruar nga një vajzë e cila është e dashura e tij 30-vjeçare. Policia ka shpallur në kërkim gjithashtu shtetasit Xhuliano Selita dhe Erjon Mici, shokët e shtetasit Ervin Selita që i erdhën në ndihmë gjate konfliktit.

Njoftimi i policisë: Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri. Vihet në pranga një 30-vjeçar që tentoi të vriste me armë zjarri pronarin e një hoteli. Në pranga edhe një 30-vjeçare, për moskallëzim krimi, e cila shoqëronte 30-vjeçarin në momentin e konfliktit. Gjithashtu, në kërkim për moskallëzim krimi dhe fshehje të provave, edhe dy shokët e 30-vjecarit, të cilët i erdhën në ndihmë atij, gjatë konfliktit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit për një konflikt me armë në ambientet e një hoteli, në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi”, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Parandalimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. S., 30 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”; E. D., 30 vjeçe, e cila shoqëronte shtetasin E. S., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasve: E. M., 26 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe Xh. S., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Shtetasi E. S., gjatë konfliktit në ambientet e hotelit, ka tentuar të vrasë me armë zjarri njërin nga pronarët e hotelit, shtetasin Z. Xh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME