
Një 69-vjeçar ka ndërruar jetë disa orë pasi u aksidentua ditën e djeshme nga një person që lëvizte me një automjet tip Benz.
Policia tha se për aksidentin arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 33 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë.
Viktima është shtetasi me inicialet N. C., 69 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës, pas aksidentit, ku më pas ka ndërruar jetë.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor, ju informojmë se:
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, në përfundim të veprimeve procedurale, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 33 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në lagjen nr.18, Korçë, në rrugën “Muzakajt”, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin N. C., 69 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë, i cili është transportuar për mjekim, në spitalin e Korçës, ku më pas ka ndërruar jetë.