fbpx
Lajme

U akuzua për ngacmim seksual të një 16-vjeçari, i moshuari: Isha i pirë

Gjykata e Beratit liroi 66-vjeçarin, Romeo Oço, i cili u arrestua për ngacmim seksual ndaj një 16-vjeçari. Për të gjykata caktoi masën “detyrim paraqitje”, ndërsa seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Në sallën e gjyqit Romeo Oço ka thënë se ditën e ngjarjes ishte i pirë dhe se ishte në një marrëdhënie me pëlqimin e të dyve me 16-vjeçarin, prej disa kohësh, raporton News 24. Prokurori i çështjes Tasim Puci i ka kërkuar gjykatës vlerësimin “të ligjshëm” të arrestimit të tij dhe dhënien e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Prokurori i ka argumentuar kërkesat e tij para gjykatës me dëshminë e dhënë në polici e prokurori nga 16-vjeçari K.J., që ka rrëfyer të gjithë kalvarin e ngacmimeve seksuale prej disa muajsh dhe në bazë të raportit mjeko-ligjor që ka konstatuar shenja të dukshme të ngacmimit seksual tek djali 16-vjeçar. Gjyqtari Durim Hasa, pasi ka dëgjuar palën akuzuese dhe atë mbrojtëse ka vendosur ta lërë të lirë 66-vjeçarin, duke i caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Romeo Oço u arrestua nën akuzën e “ngacmimit seksual” ndaj një 16-vjeçari. Ka qenë ky i fundit që e ka denoncuar Oçon në polici mbrëmjen e së shtunës, duke treguar gjithë historinë disa mujore të ngacmimeve seksuale që kishte ushtruar ndaj tij Romeo Oço, që rezulton të jetë komshiu i tij.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button