Categories Lajme

U arrestua në Berat, zbulohet se ku ishte fshehur për pesë vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Murriqani

Mbrëmjen e sotme në Berat është vënë në pranga ish-shefi i stacionit policor të Dhërmiut, Sokol Bode, i cili është dënuar nga SPAK me 8 vite burg në mungesë. Sokol Bode u akuzua nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas nga SPAK si i përfshirë në trafikun e drogës së bashku me grupin e Habilajve.

Bode ishte nga 3 ish-drejtorët e Policisë që pritej te arrestohej pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ne vitin 2017. Ish-drejtori i Postës në Dhërmi, Sokol Bode ka qenë prej kohësh në vëmendje të publikut dhe medias, pas publikimit të një foto ku shihej përkrah Florian dhe Moisi Habilajt.

Asokohe Prokuroria e Posaçme, përveç Sokol Bodes ka lëshuar edhe urdhër-arrestet për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela si dhe Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar.

Të tre ish-drejtuesit e Policisë së Vlorës kanë drejtuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë gjatë viteve 2015-2016, ndërsa dyshohen si të përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit. Akuza që rëndron mbi këta ish/zyrtarë është ajo e mosveprimit ndaj kultivimit të “canabis sattivës” në këtë qark.

Në dosjen e dorëzuar në Gjykatë e Posaçme për grupin “Habilaj”, janë renditur si provë e bashkëpunimit të anëtarëve të grupit kriminal Habilaj me Policinë edhe disa përgjime telefonike, ku mes përgjimeve është edhe biseda e Florian Habilajt me ish-shefin e Policisë Kufitare në Dhërmi, Sokol Bode e regjistraur në dt.15 Tetor 2017, i cili e telefonon vetë për ta takuar në lagjen “Çole” në Vlorë.

Ndërsa janë zbardhur edhe disa biseda të përgjuara mes Armando Koçerrit që u arrestua gjatë operacionit të Babicës me motrën e tij e cila e informon për aksionin e Policisë që po zhvillohej në fshat.

Prokuroria e Krimeve të Rënda e kishte shpallur në kërkim Boden dhe ka kryer ndër vite disa operacione për kapjen e tij, ku janë dekonspiruar nga kolegët. Sokol Bode në një nga rastet kur ishte njoftuar për aksionin e policisë për kapjen e tij, ishte larguar me automjet nëpërmjet Pikës Kufitare të Muriqanit.

Mësohet se ai kishte shkuar në Angli, ku  edhe jetonte prej disa kohësh. Sokol Bode ka lindur në Mimias të Beratit dhe ishte i përjashtuar nga policia e shtetit. Arrestimi i tij mbrëmjen e sotme u krye pas informacioneve të marra në rrugë operative se Bode ishte kthyer ne Berat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME