Categories Lajme

U arrestua në Vlorë, bosi turk i kriptomonedhave do të arratisej nga Shqipëria përmes detit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet që po vijojnë ndaj 28 vjeçarit turk Fatih Ozer të shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e mbi 2 miliardë dollarëve. Mediat turke bëjnë me dije se Ozer kishte në plan të arratisej nga Shqipëria përmes rrugëve detare.

Pasi ra në gjurmët e tij, policia turke dërgoi në Shqipëri dy zyrtarë të saj duke bashkëpunuar kështu në kapjen e tij. Arrestimi i tij u krye në zonën e Himarës më 30 gusht, ndërsa policia kishte rënë në gjurmët e tij 10 ditë më parë përmes përgjimeve.

Gjatë operacionit, bashkë me shtetasin e shumëkërkuar, u shoqëruan dhe dy shtetas te tjerë, të cilët janë shoqëruar për veprime të mëtejshme, për të sqaruar pozitën e tyre procedurale në raport me personin e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ozeri ishte shpallur në kërkim nga autoritetet turke në prill 2021 për mashtrim me pasoja të rënda përmes skemës së kriptomonedhave. Kompania përmes të cilës vepronte Faruk Fatih Özer shpalli falimentin, ndërsa ai u shpall në kërkim ndërkombëtar. Atëherë u deklarua se “vlera e mashtrimit që shtetasi turk Faruk Fatih Özer ka kryer është rreth 2 miliard dollarë”. Ndërkohë, shkruan media turke, po punohet mbi procedurat për të finalizuar ëekstradimin e tij drejt Turqisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME